Granatimet në qytetin e Chernihiv kanë vrarë të paktën 10 persona

Zjarrfikësit përpiqen të shuajnë një flakë në Chernihiv

Një raketë ka goditur një grup njerëzish që ishin në radhë duke pritur për bukë në qytetin verior të Ukrainës, Chernihiv, të mërkurën në mëngjes.

Ambasada Amerikane në Kiev ka konfirmuar se një raketë goditi në Chernihiv.

“Forcat ruse qëlluan dhe vranë 10 persona që qëndronin në radhë për bukë në Chernihiv. Sulmet e tilla të tmerrshme duhet të ndalen. Ne po shqyrtojmë të gjitha opsionet e disponoheshe për të siguruar përgjegjësin për çdo krim mizor në Ukrainë”, thuhet në njoftim.

CNN ka gjetur një video ku tregonhen trupa të pajetë në tokë, por imazhet ishin të paqarta.

Chernihiv është i rrethuar nga forcat ruse dhe ka parë bombardime të përsëritura gjatë javës së fundit, shumica e të cilave goditën zonat e banuara./Shqip.com