Çfarë mendojnë qytetarët rusë për luftën në Ukrainë

Qytetarët rusë nuk janë duke përkrahur veprimet e Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin i cili ka urdhëruar ushtrinë ruse të pushtojë Ukrainën.

Shumica e tyre janë kundër luftës dhe termit “Operacion Special” që është përdorur për të justifikuar pushtimin e Ukrainës.  

Kurse disa kanë hezituar që të komentojë në lidhje me këtë luftë.

Këto janë deklaratat e tyre.

Intervista është publikuar në kanalin 1420 në youtube.

“Personalisht njoh disa njerëz në Ukrainë. Jam shumë i mërzitur për këtë situatë. Dëshiroj të përfundojë sa më shpejtë”.

“Më vjen keq jam apolitik. Mund të burgosem nëse flas”.

“Çdo luftë është e tmerrshme. Nëna më thoshte gjithmonë nëse ka luftë krejt çfarë do të përjetosh është uria dhe i  ftohti. Kjo luftë e cila ka ardhur është e frikshme. Unë kam djalin dhe dy nipa dhe të gjithë janë djem”.

“Më vjen keq, nuk mund të komentojë në lidhje me këtë çështje për shkak se është rrezik tani. Edhe nëse e quan lopatën- lopatë mund të interpretohet gabimisht”.

“Jam kundër që njerëzit të vdesin mirëpo ka qenë e nevojshme”.

“Gjithçka është bërë… E kam ditur që Putini është psikopat dhe të njëjtën gjë e mendoj edhe sot”.

“Natyrisht që do të kem një perceptim jo të mirë për këtë “operacion special” sepse të gjithë e kuptojmë se njerëzit po vdesin.  Dhe nuk mundesh ata persona t’i kthesh në këtë jetë.  Ne të gjithë kemi të afërm që jetojnë në Ukrainë dhe kjo situatë na shqetëson saktësisht secilin prej neve. Shpresoj të përfundoj sa më shprejtë ky “operacion ushtarak” siç  po e quajnë”.

“Operacioni special është i keq por sidoqoftë është mirë që të besojmë në Qeverinë dhe të shohim se çfarë ndodh pastaj”.

“Absolutisht është e panevojshme. Nuk është humane të fillosh një “operacion special” në këtë shekull, në shekullin 21”.

“Ne jemi kundër. Kundër këtij operacioni ushtarak”.

“Unë i dëshiroj trupave tanë një fitore të shpejtë. Sa më përpara drejt Perëndimit aq më mirë. Ne nuk do të ndalemi vetëm aty sepse do të pushtojmë Poloninë, Gjermaninë dhe në fund Parisin”.

“Njerëzit gjithmonë kanë luftuar. Unë si qytetar nuk dëshiroj të involvohem nëpër luftëra sepse  ka pasoja dhe nuk dëshiroj që të përjetojë diçka që nuk më nevojitet”.

“Mendoj se në shekullin 21  ne duhet të jetojmë së bashku dhe në harmoni”.