Burri i zëvendëskryeministres ukrainase u vra gjatë evakuimit

Lufta në Ukrainë

Burri i zëvendëskryeministres së Ukrainës Olga Stefanyshyna u vra dje, sipas deputetes Lesia Vasylenko. 

Bashkëshorti i zonjës Stefanyshyna, Bogdan, vdiq gjatë bombardimeve ruse teksa ai u përpoq të evakuonte civilët nga Chernihiv, raporton Skynews.

Për vrasjen e tij shkroi edhe deputetja ukrainase, Lesia Vasylenko, e cila tha se ai vdiq si një hero derisa po evakuonte njerëz.