Burim Berisha bindshëm i pari në Fushë Kosovë sipas KQZ-së

Burim Berisha i Lidhjes Demokratike të Kosovës është duke pri bindshëm në Komunën e Fushë Kosovës, sipas rezultateve të para të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Deri më tani janë numëruar afër 5 mijë vota, nga 16 mijë votues sa i ka kjo komunë të regjistruar.

Në raundin e parë Berisha për 0.04 për qind nuk kishte fituar pa balotazh kundrejt kandidatit të Vetëvendosjes, Enver Bajinca.