Burgoset një person për tradhti, ndihmoi trupat ruse në Donetsk

Një gjykatë në Ukrainë ka dënuar një burrë me 15 vjet burg për ndihmën e trupave ruse në rajonin e Donetsk raporton BBC.com

40-vjeçari u shpall fajtor se u dha atyre informacione për vendndodhjen e objekteve ushtarake ukrainase në qytetin e Kharkiv, të cilat më pas u granatuan.

Ai u ndalua në Uzhhorod, afër kufirit me Sllovakinë, ku prokurorët thanë se ai kishte lëvizur për të kryer aktivitete të mëtejshme subversive./Shqip.com