Britania importoi nga Rusia 2.6 miliardë paundë mallra një muaj para agresionit

Britania e Madhe kishte importuar mallra në vlerë prej 2.6 miliardë funte nga Rusia një muaj para se ajo të pushtonte Ukrainën sipas të dhënave zyrtare të cilat i ka siguruar Daily Mail.

Importet e janarit tregojnë se Britania ka importuar 911 milionë paundë karburante duke përfshirë 289 milionë paundë gaz, 590 milionë paundë naftë, 32 milionë qymyr etj.

Mirëpo Britania është zotuar se do të heq dorë nga nafta dhe gazi rus pas agresionit rus në Ukrainë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur që të mos importojnë karburante nga Rusia. 

Këto dy shtete në veçanti Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur sanksione të mëdha ekonomike për Rusinë.  Sanksioneve i janë bashkangjitur edhe Bashkimi Evropian i cili union është zotuar se nëse nuk ndërpritet agresioni atëherë pasojat ekonomike do të jenë të rënda për Rusinë.

Në Evropë tani janë duke u sekuestruar pasuritë e biznesmenëve të cilët janë të lidhur me presidentin rus, Vladimir Putin.

Këto sekuestrime përfshijnë shtëpitë luksoze të banimit, jahte dhe prona të tjera me vlerë.  Rusia ende nuk ka treguar të dhëna për pasojat ekonomike nga sanksionet.

Regjimi politik në Kremlin është zotuar për vazhdimin e luftës deri në rrëzimin e Qeverisë së Ukrainës të cilin e konsideron si kriminale e cila ka tendenca për shfarosjen e rusëve.

Mirëpo këto pretendime janë hedhur poshtë nga Qeveria e Ukrainës e cila është zotuar se do të luftojë në mbrojtjen e territorit të saj. /Shqip.com