Britania e Madhe vendos më shumë sanksione ndaj individëve dhe mediave ruse

Britania e Madhe ka lëshuar sanksione të mëtejshme kundër 12 qytetarëve rusë dhe dy subjekteve mediatike.

Sekretarja e Jashtme e Britanisë së Madhe Liz Truss tha se ajo ka në shënjestër propagandistët rusë dhe mediat shtetërore që përhapin gënjeshtra dhe mashtrime për pushtimin e paligjshëm të Ukrainës nga Putin, shkruan CNN.

Personat e fundit të sanksionuar përfshijnë spikerin e famshëm televiziv rus Sergey Brilev dhe kreun e Transmetimit Ndërkombëtar Sputnik, Anton Anisimov.

Brilev, i cili është gjithashtu zëvendësdrejtor i mediave shtetërore Rossiya, akuzohet nga qeveria e Britanisë së Madhe se është angazhuar në mënyrë aktive në “propagandimin e dezinformatave të Kremlinit rreth pushtimit rus të Ukrainës”.

Brilev kishte jetuar më parë në Britani dhe nuk do të jetë më në gjendje të aksesojë asnjë nga asetet e tij në Mbretërinë e Bashkuar ose të vazhdojë marrëdhëniet e biznesit, tha qeveria.

Drejtori menaxhues i kompanisë ruse të transmetimit RT, Alexey Nikolov dhe CEO i Gazprom-Media Holding Aleksandr Zharov u sanksionuan gjithashtu me ngrirje asetesh dhe ndalim udhëtimi.

Sanksionet synojnë gjithashtu shtëpitë mediatike Rossiya Segodnya dhe pronarin e RT TV-Novosti.

Lufta e Putinit kundër Ukrainës bazohet në një lumë gënjeshtrash. Britania ka ndihmuar në udhëheqjen e botës në ekspozimin e dezinformatave të Kremlinit dhe kjo grup i fundit sanksionesh godet propaganduesit e paturpshëm që shtyjnë lajmet dhe narrativat e rreme të Putinit”, tha Truss të enjten.

“Ne do të vazhdojmë me më shumë sanksione për të rritur presionin ndaj Rusisë dhe për të siguruar humbjen e Putinit në Ukrainë. Asgjë dhe askush nuk është jashtë tryezës,” shtoi ajo.

Përveç figurave të medias, qeveria e Mbretërisë së Bashkuar sanksionoi gjithashtu Mikhail Mizintsev, kreun e Qendrës Kombëtare të Menaxhimit të Mbrojtjes së Rusisë. Duke iu referuar Mizintsev si “kasapi i Mariupolit”, MB e akuzon atë si përgjegjës për planifikimin dhe ekzekutimin e rrethimit dhe bombardimeve të Mariupolit.