Britania e Madhe: Rusia po koncentrohet në juglindje të Ukrainës

Forcat Ruse

Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar ka publikuar përditësimin e saj të mëngjesit mbi konfliktin.

Sipas inteligjencës së saj ushtarake, Britania e Madhe ka vëzhguar një përqendrim të aktivitetit ajror rus në juglindjen e Ukrainës – gjë që sugjeron se është pjesë e një rifokusimi strategjik nga Moska në rajon, raporton “CNN“.

Ndërsa forcat ruse mund të jenë ende të afta për një zbarkim amfib në territorin ukrainas, Britania e Madhe beson se ky do të ishte një operacion gjithnjë e më i rrezikshëm duke pasur parasysh kohën që u është dashur të përgatiten forcat ukrainase.

Përndryshe, sot është dita e 39-të e luftimeve në Ukrainë që prej se Rusia u fut ushtarakisht aty më 24 shkurt të këtij viti.

Të dyja vendet janë në negociata, por që deri tani nuk është bërë progres i vërejtshëm.