Britania e Madhe: Putin mund të fillojë Luftën e Tretë Botërore nga 9 maji

Vladimir Putin mund të shpallë një luftë të re botërore brenda disa ditësh, ka paralajmëruar Sekretari i Mbrojtjes i Britanisë.

Paralajmërimi vjen pasi Rusia pretendoi se pushtimi i Ukrainës ka të ngjarë të përfundojë në një luftë botërore bërthamore, raporton “The Sun“.

Sekretari i Mbrojtjes, Ben Wallace ka paralajmëruar se tirani rus mund të përdorë festimet tradicionale të Ditës së Fitores më 9 maj, të cilat përkujtojnë fundin e Luftës së Dytë Botërore, për të thirrur trupat për një “luftë me nazistët e botës”.

Sekretari i Mbrojtjes së Britanisë, Ben Wallace

Ai tha gjithashtu se pushtimi i Ukrainës nga Rusia rrezikonte të shndërrohej në “një lloj rritjeje kanceroze” që duhet të ndërpritet.

Kjo vjen pasi redaktori i transmetuesit shtetëror RT, Margarita Simonyan tha në një transmetim se ishte “më e mundshme” që Presidenti rus të niste një sulm bërthamor sesa të lejonte Rusinë të humbiste luftën.

Dhe ndërkohë, Putin parakaloi fuqinë e tij ushtarake nëpër Moskë dhe Shën Petersburg në një provë për Ditën e Fitores.

Ushtarët rusë në një provë për paradën e Ditës së Fitores

Ai po ashtu paralajmëroi para disa javësh se Rusia do të përdorë armët e saj kundër kujtdo që “ka ndërmend të ndërhyjë”.

Përndryshe, lufta në Ukrainë është në ditën e 65-të të saj, që prej se filloi më 24 shkurt të këtij viti.