Bombat thërrmuese vrasin 5 civilë në Mykolaiv

Pamje nga bombardimet

Pesë banorë u vranë dhe 15 u plagosën të premten nga municionet thërrmuese të shpërndara në qytetin jugor të Ukrainës, Mykolaiv.

Një gjë të tillë e ka pretenduar në Telegram guvernatori i qytetit, Vitaliy Kim, shkruan CNN.

“Përsëriteni edhe një herë […] Mos prekni objekte të çuditshme. Mund të jetë fatale”, paralajmëroi ai.

Misioni i OKB-së për të Drejtat e Njeriut në Ukrainë ka thënë më parë se kishte marrë akuza të besueshme se forcat e armatosura ruse kanë përdorur municione thërrmuese në zonat e populluara në Ukrainë.

Organizata joqeveritare Human Rights Watch (HRW) gjithashtu ka konfirmuar përdorimin e municioneve thërrmuese nga Rusia gjatë gjithë konfliktit./Shqip.com