Blinken: Pasiguria ushqimore është përkeqësuar nga lufta e Rusisë në Ukrainë

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken

Për shkak të agresionit rus në Ukrainë, pasiguria ushqimore është shtuar në botë.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken fajësoi pushtimin rus të Ukrainës për “shtimin e 40 milionë njerëzve të tjerë tek ata që janë të pasigurt ushqimor”.

“Kishte një gjendje paraekzistuese, si të thuash, kur bëhet fjalë për pasigurinë ushqimore në shumë vende. Është përkeqësuar në mënyrë dramatike nga agresioni rus kundër Ukrainës, duke shtuar 40 milionë njerëz të tjerë”, tha Blinken, shkruan CNN.

Ndërkaq, Administrata Biden po punon ngushtë me aleatët evropianë në përpjekje për të zhvilluar rrugë për të nxjerrë grurin dhe misrin ukrainas jashtë vendit pasi Rusia bllokoi anijet ukrainase të niseshin me drithëra që janë jetike për furnizimet ushqimore në mbarë botën, veçanërisht në Afrikë dhe Lindja e Mesme.

Sfida është një fokus kryesor për Blinken pasi ai thërret një takim ministror për sigurinë ushqimore dhe kryeson një diskutim mbi këtë çështje në Kombet e Bashkuara në Nju Jork të mërkurën dhe të enjten, thanë diplomatët. 

Ukraina ndodhet në ditën e 84-të të luftës, ndërkaq raketat ruse vazhdojnë të bombardojnë zonat e banuara të vendit./Shqip.com