Bjellorusia shpërblen agjentët e KGB-së

Presidenti i Bjellorusisë Alexander Lukashenko, dhe presidenti rus Vladimir Putin/ Marrë nga CNN

Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, u ka dhënë çmime shtetërore agjentëve lokalë të KGB-së për pjesën e tyre në atë që ai tha se ishte një operacion për të shpëtuar shoferët bjellorusë të kamionëve të bllokuar në Ukrainë që kur Rusia e pushtoi atë në shkurt raporton BBC

Lukashenko tha në televizionin shtetëror se pasi filloi i ashtuquajturi “operacion special” i Rusisë, disa dhjetëra shoferë u bënë “peng të situatës” dhe duhej të ktheheshin në shtëpi nga shërbimet bjelloruse të sigurisë. Ai tha se dy nga shoferët u vranë.

Ju jam mirënjohës për operacionin e kryer nga ju për të çliruar njerëzit tanë, praktikisht nga robëria”, tha Lukashenko.

Bjellorusia ndan një kufi me Ukrainën dhe Rusia dërgoi trupa nga atje kur filloi pushtimin e saj./Shqip.com