Biden: Zelensky ‘nuk donte t’i dëgjonte’ paralajmërimet për pushtim

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden thotë se homologu i tij Zelensky nuk donte të dëgjonte paralajmërimet për një pushtim të mundshëm nga Rusia.

“E di që shumë njerëz menduan se po ekzagjeroja”, tha Biden në një pritje për mbledhjen e fondeve në Los Angeles, duke iu referuar paralajmërimit të tij për mundësinë e një sulmi rus në Ukrainë raporton Radio Evropa e Lirë.

“Presidenti rus Vladimir Putin do të hynte në kufi. Dhe nuk kishte dyshim dhe Zelensky nuk donte ta dëgjonte këtë, as shumë njerëz të tjerë. Unë e kuptoj pse ata nuk donin ta dëgjonin atë, por ai hyri”, shtoi më tutje Biden.

Shtetet e Bashkuara filluan të ngrenë alarmin mbi përgatitjet e Rusisë për një pushtim të Ukrainës shumë përpara se Putini të shpallte “operacionin special” kundër Ukrainës më 24 shkurt.

Sot në Ukrainë po zhvillohet dita e 108-të e luftës./Shqip.com