Biden: Putin nuk do të ketë kurrë sukses të dominojë Ukrainën

President ii SHBA-ve, Joe  Biden i ka kërkuar Kongresit 33 miliardë dollarë (27 miliardë £) në ndihmë ushtarake, ekonomike dhe humanitare për të mbështetur Ukrainën “për pesë muajt e ardhshëm”.

Biden tha se ishte “kritike” për ligjvënësit amerikanë që të miratonin paketën dhe Amerika nuk mund të “qëndronte pranë” pas pushtimit, shkruan BBC.

Ai tha se Putini nuk mund të ketë kurrë sukses në dominimin e Ukrainës, por ai këmbënguli se vendi i tij nuk po “sulmonte” Rusinë.

Lufta e Rusisë kundër Ukrainës filloi me një përpjekje për të kapur kryeqytetin, Kiev, dhe për të zëvendësuar qeverinë e Presidentit Volodymyr Zelensky.

Sipas ambasadorit Michael Carpenter, Uashingtoni ka informacione se Rusia po planifikon të shpërbëjë qeveritë komunale.