Biden bën thirrje për ndryshimin e regjimit në Rusi, duke thënë se Putin nuk mund të qëndrojë në pushtet

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden

Presidenti i Shteteve të Bashkuar të Amerikës, Joe Biden ka mbajtur një konferencë për media gjatë vizitës së tij në Varshavë.

Biden deklaroi me forcë të shtunën se presidenti rus, Vladimir Putin, nuk duhet të jetë më udhëheqësi i vendit të tij.

“Për hir të Zotit, ky njeri nuk mund të qëndrojë në pushtet,” tha Biden në përfundim të një fjalimi të mbajtur në Kështjellën Mbretërore në Varshavë.

Biden ka shkuar në thirrjen për ndryshimin e regjimit në Rusi dhe kjo pasqyron një ndryshim të rëndësishëm në qasjen amerikane ndaj Moskës, shkruan CNN.

Zyrtarët amerikanë kishin thënë më parë se largimi i Putinit nga pushteti nuk ishte qëllimi i tyre.

“Për ne, nuk ka të bëjë me ndryshimin e regjimit. Populli rus duhet të vendosë se kush dëshiron t’i udhëheqë,” tha Sekretari i Shtetit Antony Blinken në fillim të këtij muaji.

Kremli i është përgjigjur Bidenit, duke thënë se kjo nuk duhet të vendoset nga Biden./Shqip.com