Biden autorizon ndarjen e 200 milionë dollarëve për Ukrainën

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka autorizuar ndarjen e 200 milionë dollarëve në mbështetje të Ukrainës.

Këto mjete financiare do t’i dhurohen Qeverisë së Ukrainës e cila ka nevojë për trajnimin e ushtarëve si dhe për blerjet e ndryshme në sistemin e mbrojtjes.

Shtëpia e Bardhë ka autorizuar Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken që të merret me këtë çështje. Kjo është paketa e katërt e mbështetjes financiare nga SHBA-ja për Ukrainën.

Kongresi ka dhënë dritën jeshile që të mbështet Ukraina me rreth 14 miliardë dollarë të cilat do të shpenzohen për refugjatët, për mbështetjen ekonomike të Ukrainës si dhe për mbrojtjen e saj.

Ndryshe Ukraina në vazhdimësi është duke kërkuar mbështetje financiare pasi gjendet në një situatë jo të mirë ekonomike por edhe ushtarake ngase ata  janë duke luftuar me një armik siç është Rusia e cila ka burime më të madhe financiare se Ukraina/ Shqip.com