BE-ja synon që në qershor të japë mendim për anëtarësimin e Ukrainës

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë se institucioni që ajo udhëheq synojnë të japë opinionin oër anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian në muajin qershor.

Leyen përmes një postimi në Twitter ka publikuar një fotografi ku shihet duke folur me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, përmes një video-lidhje, ku në takim janë edhe anëtarët e G7.

“Mezi pres të marr përgjigjet për pyetësorin e anëtarësimit në BE”, tha von der Leyen.