BE do të ndihmoj Ukrainën me 205 milion euro për shkak të krizës humanitare

Komisioni Evropian ka njoftuar se Bashkimi Evropian do t’I dal në ndihmë Ukrainës me 205 milion euro për shkak të krizës humanitare në rritje.

Sipas CNN, këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Komisionit të BE-së për buxhet dhe burime njërëzore, ndihmën humanitare dhe menaxhimin e krizave, Balazs Ujvari.

Sipas Ujvari, kjo ndihmë e çon ndihmën e përgjithshmë të BE-së ndaj Ukrainës në 348 milion euro.

Nga kjo shifër, 13 milion i janë ndarë Moldavisë si mbështetje për t’iu dalur në ndihmë njerëzve që janë strehuar atje.

Rajoni dhe bota po përballën me krizën ushqimore si rezultat Ii luftës në Ukrainë.

Ukraina së fundi ka akuzuar Rusinë se po i vjedh grurin dhe po e transporton në vende të tjera./Shqip.com