Avionët izraelitë bombardojnë veriun e Gazës, dhjetëra viktima në kampin e refugjatëve Jabalia
Publikuar:
(31.10.2023 19:27:00)

Të paktën 47 persona kanë humbur jetën sot pasdite nga një shpërthim në kampin e refugjatëve Jabalia në veri të Gazës. Sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë të paktën 47 njerëz janë varë nga shpërthimi për të cilin tha se erdhi nga një sulm ajror i Izraelit. Mirëpo sulmi nuk është komentuar apo të jetë marrë përsipër nga Izraeli. Zyrtarët palestinezë në Gaza thonë se më shumë se 8,500 njerëz janë vrarë që prej nisjes së sulmeve izraelite tre javë më parë. Kampi i Jabalia në veri të Gazës është më i madhi i tetë kampeve të refugjatëve palestinezë në Rripin e Gazës.