Autoritetet e Ukrainës: Gati 500 civilë të tjerë janë evakuuar nga Mariupoli

Ukraina ka thënë se pothuajse 500 civilë të tjerë janë evakuuar nga qyteti juglindor i Mariupolit.

Ndër ta, janë përfshirë disa njerëz nga fabrika e rrethuar e çelikut “Azovstal”, transmeton BBC.

Andriy Yermak, kreu i zyrës së presidentit ukrainas, e quajti evakuimin “një operacion kompleks” dhe tha se Ukraina do të vazhdojë të bëjë gjithçka për të “shpëtuar të gjithë civilët dhe ushtrinë”.

Ai falënderoi OKB-në për ndihmën e dhënë në Telegram.

Ka disa muaj që qindra njerëz janë të bllokuar në fabrikën e çelikut, për të cilët edhe Putini kishte bërë thirrje që të dorëzohen.

Përpjekjet e forcave ukrainasve ishin të shoqëruara edhe nga pjesëtarë të Kryqit të Kuq, disa prej të cilëve pësuan lëndime nga sulmet ruse.

Përndryshe, lufta në Ukrainë është në ditën e 72-të të saj që prej se filloi më 24 shkurt të këtij viti. /SHQIP.com