Armëpushim 12 orësh ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë në gjashtë zona të luftimit

Zëvendëskryeministri i Ukrainës ka thënë se Rusia ka rënë dakord të bëjë një armëpushim 12 orësh në gjashtë nga zonat më të prekura nga luftimet për të lejuar civilët të arratisen.

Iryna Vereshchuk ka deklaruar se Moska ka rënë dakord të respektojë armëpushimin nga ora 09:00 deri në 21:00 me orën lokale në rreth gjashtë zonave që janë goditur rëndë nga luftimet, ka shkruar BBC.

Vereshchuk tha se korridoret e evakuimit do të hapen nga:

Mariupol në Zaporizhzhia

Enerhodar në Zaporizhzhia

Sumy në Poltava

Izyum në Lozova

Volnovakha në Pokrovsk në Donetsk

Dhe nga disa qytete përreth Kievit – Vorzel, Borodyanka, Bucha, Irpin dhe Hostomel – në kryeqytet

Mikhail Mizintsev, kreu i Qendrës së Kontrollit të Mbrojtjes Kombëtare të Rusisë, thotë se forcat e Moskës do të “respektojnë një regjim heshtjeje” gjatë armëpushimit.

Dy përpjekjet e mëparshme për një armëpushim kanë dështuar, megjithëse sipas BBC rreth 7,000 njerëz u evakuuan nga Sumy të martën./Shqip.com