Amerika dhuroi 40 miliardë dollarë për Ukrainën

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka nënshkruar një projekt-ligj që konfirmon 40 miliardë dollarë ndihmë të re për përpjekjet e luftës të Ukrainës.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar Shtëpia e Bardhë, shkruan BBC.

Paratë përfaqësojnë paketën më të madhe të ndihmës amerikane që kur Rusia nisi pushtimin e saj në shkurt.

Projektligji, i cili do të përcjellë mbështetjen për Ukrainën për rreth pesë muajt e ardhshëm, përfshin rreth 6 miliardë dollarë të buxhetuara për automjetet e blinduara dhe mbrojtjen ajrore.

Biden aktualisht ndodhet në Korenë e Jugut, gjatë një udhëtimi katër-ditor nëpër Azi.

Duke folur në Seul, ai tha se pushtimi rus i Ukrainës ishte një sulm ndaj “parimeve thelbësore ndërkombëtare”./Shqip.com