Ambasadori ukrainas: Ukraina nuk ka pajisje të mjaftueshme për të zmbrapsur sulmin rus
Ambasadori i Ukrainës, Vadym Prystaiko, ka theksuar se Ukraina aktualisht nuk ka pajisje të mjaftueshme ushtarake për t’u mbrojtur nga sulmet ruse.
“Ne kemi mjaft njerëz; ne nuk kemi pajisje të mjaftueshme,” tha Prystaiko kur u pyet nëse forcat e Ukrainës në terren janë të afta të zmbrapsin sulmin rus.
Ndërsa foli me gazetarët në Ambasadën e Ukrainës në Londër, ai shtoi se Ukraina ka qenë e hapur për nevojën për pajisje ushtarake, dhe mbështetje financiare dhe humanitare nga vendet e tjera.
Udhëheqësit e Bashkimit Evropian pritet të shpallin një paketë mbështetjeje humanitare për Ukrainën si dhe sanksione kundër Rusisë, shkruan CNN, përcjell Shqip.com.
“Por ne po bëjmë një luftë të vërtetë … tanke, helikopterë, aeroplanë duke u rrëzuar. Ne po mbrojmë tokën tonë”, tha Prystaiko.
Për shkak se Rusia po bllokon Detin e Zi dhe Detin Azov, ai tha se kjo po kufizon aftësitë e Ukrainës për të sjellë përforcime dhe furnizime.