Ambasada ruse në Kroaci: Droni i rrëzuar në Zagreb është prodhuar në Ukrainë

Pamje nga Kroacia

Një shpërthim i madh raportohet të ketë ndodhur në Zagreb të Kroacisë rreth orës 23:00.

Policia e Kroacisë ka konfirmuar se ka rënë një luftarake dhe janë gjetur dy parashuta, kjo pasi është dëgjuar një shpërthim dhe është hapur një krater.

Ambasada ruse në Kroaci ka thënë se ky dron nuk i përket Rusis qysh u pretenduar, por Ukrainës.

“Forcat ruse nuk kanë pasur dronë të tillë në arsenalin e tyre që nga viti 1991. Pra, që nga rënia e Bashkimit Sovjetik. Ne propozojmë të pyesim autoritetet përgjegjëse kroate se si dhe në çfarë mënyre ai mund të fluturojë lirshëm nëpër territorin e vendeve fqinje. Si pasojë e rënies së tij, për fat të mirë, nuk ka pasur viktima civile – banorë të Zagrebit – tha ambasada ruse, transmeton Index.”.

Lidhur më këto pretendime që ky avion i përket Ukrainës, këshilltari i ministrit të Mbrojtjes të Ukrainës, Markijan Lubjivski, ka thënë se avioni që u rrëzua në Zagerb nuk i përket ushtrisë ukrainase.

Ai për gazetën kroate Jutarnji,hr, tha se pritet të ketë një deklaratë të përbashkët mes ministrisë së Jashtme të Ukrainës dhe shtabit të ushtrisë, teksa kërkoi nga kroatët që ta kryejnë një hetim në lidhje me atë se kujt  përket fluturakja dhe si mund të fluturonte ajo mbi Zagerb./SHQIP.com