Ambasada e Italisë për zgjedhjet lokale: Mos e humbisni rastin për ta bërë zërin tuaj të dëgjohet
Ambasada e Italisë në Kosovë ka bërë thirrje ndaj qytetarëve që të votojnë në zgjedhjet lokale duke thënë “mos e humbisni rastin për ta bërë zërin tuaj të dëgjohet”, përcjell Shqip.com.
Përmes një postimi në Twitter, Ambasada theksoi se në zgjedhjet lokale më shumë se 40 mijë të rinj kanë mundësinë të votojnë për herë të parë.
“Zgjedhjet lokale po mbahen në 38 komuna në tërë Kosovën. Më shumë se 40 mijë të rinj kanë mundësinë të votojnë për herë të parë. Kalofshi një ditë të bukur Zgjedhore. Mos e humbisni rastin për ta bërë zërin tuaj të dëgjohet”, ka shkruar Ambasada e Italisë në Kosovë.
Local elections are being held in 38 municipalities across #Kosovo. More than 40K young citizens have the chance to vote for the first time.
— Italy in Kosovo (@ItalyinKosovo) October 17, 2021
Have a beautiful #ElectionDay!
Don’t miss the opportunity to make your voice heard 🗳
Ndryshe, të dielën janë duke u mbajtur zgjedhjet lokale në Kosovë, ku të gjitha qendrat e votimit janë hapur në ora 07:00, dhe deri më tash nuk ka ndonjë incident.