Ambasada amerikane bën thirrje për të votuar
Publikuar:
(17.10.2021 08:34:40)

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin për të votuar.
Në thirrjen e bërë nga ambasada thuhet se zgjedhja e kryetarëve të komunave ka rëndësi, dhe se vendimet e tyre ndikojnë në cilësinë e jetës së qytetarëve.
“Vendimet e tyre-pavarësisht nëse i jepni përparësi shkollave, punimeve në rrugë, transportit publik, grumbullimit të plehrave ose projekte të tjera-ndikojnë në cilësinë e jetës tuaj çdo ditë”.
“Mos e humbisni rastin tuaj për të bërë të njohur zërin tuaj”, thuhet në thirrjen e ambasadës amerikane.