Aksioni i Policisë në Ferizaj, Pupovci: Prindërit duhet të jenë në dijeni se çfarë merrë fëmija nga shtëpia për në shkollë

Dukagjin Pupovci, zëvendësministër i MASHTI-t

4 ditë më parë, Policia e Kosovës më saktësisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj së bashku me Sektorin e Hetimeve por edhe në koordinim me Drejtorinë e Arsimit në Ferizaj kanë zhvilluar një aksion në disa shkolla në Komunën e Ferizajt.

Nga ky aksion është arritur që të sekuestrohen 5 armë zjarr, dy armë-gjysmë automatike, 40 thika, 10 boksa metali , Mulli për bluarje të marihuanë 6 copë, – Shufra metali, 4 copë, dhe Elektro shok, 1 copë.

Lidhur më këtë aksion, Pupovci ka thënë se kjo është shume shqetësues për të gjithë kur fëmijët bartin armë kur shkojnë në shkollë.

“Të gjithë bashkë si shoqëri duhet ti hapim sytë dhe të kemi kujdes. Prindërit duhet të jetë në dijeni se çfarë po merr fëmija nga shtëpia. Aty përveç armëve kishte edhe mulli për bluarje për narkotikë e kjo është shumë shqetësuese” ka thënë Pupovci.

Ai ka shtuar se Brenda shkollës duhet të ekzistojë edhe sistemi i raportimit që nëse nxënësi vjen i armatosur duhet të raportohet.