Agolli: Uroj që gjinia femërore të votojnë më shumë

Kandidati i LDK-së për kryetar të Mitrovicës

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Mitrovicës Jugore, Armend Agolli, uroi që gjinia femërore të votojnë më shumë, përcjell Shqip.com.

Këto deklarata ai i bëri pasi kreu procesin e votimit në shkollën “Migjeni në Mitrovicë.

“Së pari uroj që të ketë sa më shumë votues, uroj që sidomos gjinia femërore të votojnë më shumë”, ka thënë Agolli.

Ndryshe, zgjedhjet lokale janë duke u mbajtur të dielën në Kosovë, ku për kryetar të Mitrovicës janë duke garuar Agim Bahtiri nga Lëvizja Vetëvendosje, Armend Agolli nga LDK, dhe Agim Bahtiri nga Partia Demokratike e Kosovës.