Agjenda e Escobarit në Kosovë fillon me presidenten Osmani

Gabriel Escobar, i dërguari i posaçëm i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor gjatë ditës së sotme do të qëndroj në Kosovë, ku pritet të zhvillojë takime me krerët institucional dhe partitë opozitare.

Ditën e takimeve, Escobar pritet ta filloj me presidenten Osmani. Ky takim do të nis nga ora 08:30.

Ndërsa pas presidencës, i dërguari i SHBA-ve, do të vazhdoj për në kryeministri, ku e pret Kurti. Sipas njoftimit nga kryeministria, takimi do të mbahet nga ora 09:50.

Përveç krerëve institucional, Escobar do të takohet edhe me partitë opozitare. Një lajm i tillë është konfirmuar gjatë ditës së djeshme nga vetë këto parti.

Ndryshe, në javët e fundit janë intesifikuar komunikimet mes bashkisë ndërkombëtare dhe liderëve në Kosovë, sa i përket dialogut me Serbinë për arritjesn e një marrëveshje finale.

Kujtojmë se në Kosovë javën e kaluar qëndroi Miroslav Lajcak. Ndërsa para dy javësh, ishte vet Sekretari i Shtetit, Antony Bliken, që përmes Twitter-it kishte njoftuar për dy biseda telefonike me kryeministrin Kurti dhe homologun e tij serb, Vuciq.