Abbott: Serbët të kthehen në institucione

Ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicolas Abbott ka reaguar sërish pas arritjes së marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka thënë se marrëveshja për targat, do të jetë veçanërisht një lehtësim për banorët në veri të Kosovës.

Diplomati anglez ka shpërndarë reagimin e ministrit për Evropë të Britanisë së Madhe, Leo Docherty, ndërsa ka kërkuar nga serbët të kthehen në institucione, në interes të punës së tyre, familjeve të tyre dhe sundimit të ligjit.