Abazoviq: Po i afrohemi edhe më shumë vlerave të BE-së

Në samitin e Berlinit si përfaqësues i Malit të Zi, po merr pjesë kryeministri Dritan Abazoviq.

Përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, Abazoviq është shprehur se me këtë proces shtetet e Ballkanit po i afrohen edhe më shumë vlerave të BE-së.

“Po krijojmë një rajon më të mirë e më të integruar, edhe më afër vlerave të BE-së. Sesionet punuese në Samitin e liderëve të shteteve të Procesit të Berlinit ku flasim për bashkëpunimin rajonal, për tregtinë e përbashkët rajonale dhe sigurinë e furnizimit dhe transformimit. Së shpejti do të nënshkruajmë tre marrëveshje rajonale për lirinë e lëvizjes me kartë identiteti, për njohjen e kualifikimeve të arsimit të lartë dhe për njohjen e kualifikimeve profesionale të mjekëve, stomatologëve dhe arkitektëve”, shkroi Abazoviqi në Facebook.

Në këtë samit, Kosova po përfaqësohet nga kryeministri Albin Kurti.