27% e qytetarëve me të drejtë vote, iu drejtuan kutive të votimit deri në orën 15:00

Fletëvotimi

Deri në orën 15:00 kanë votuar 27 për qind e qytetarëve të Kosovës që kanë të drejtë vote, njofton Shqip.com.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin e fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ku thuhet se 456 mijë e 347 qytetarë kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për të votuar.

Ashtu sikurse në zgjedhjet e kaluara, komunat me më së shumti dalje në votim, prijnë ato me shumicë serbe.

Ajo e Zveçanit është komuna që radhitet e para me daljen më të madhe të qytetaërëve në votime.

56,91 për qind apo 3 mijë e 915 e qytetarëve kanë votuar në këtë komunë.

Ndërsa, prej komunave më shumice shqiptare, prin Kamenica me 32,9 për qind të votuesve të cilët kanë ushtruar të drejtën e tyre.

E dyta nga komunat me shumicë shqiptare, është Skenderaj me 30,45 për qind, duke u pasuar nga Prishtina me 29,51 për qind dhe Podujeva me 28,84 për qind.

Qytetarët e Kosovës sot vendosin për kryetarët e ardhshëm të komunave dhe për përfaqësuesit e tyre në Kuvendet Komunale. /Shqip.com