22 persona u vranë gjatë sulmit ajror rus në Sumy
Publikuar:
(09.03.2022 09:19:46)
Një sulm ajror rus ka vrarë 22 njerëz – duke përfshirë tre fëmijë – në qytetin ukrainas të Sumy.
Guvernatori rajonal i Sumy-it, Dmytro Zhyvytskyi thotë se Rusia bombardoi një zonë banimi në veri-lindje të qytetit gjatë natës, duke e përshkruar incidentin si “vrasje masive”.
Ai i ka thënë BBC: “Tre bomba në një mbrëmje… Ishte një natë e tmerrshme.”
Nëntë persona në një shtëpi u vranë. Gjashtë shtëpi u shkatërruan plotësisht dhe rreth 20 të tjera u shkatërruan pjesërisht.
Siç kemi raportuar, rreth 5,000 njerëz janë evakuuar nga Sumy, pasi Rusia ra dakord të ndalonte bombardimet e saj ndaj qytetit duke lejuar hapjen e një korridori humanitar./Shqip.com