2 mijë ukrainas largohen nga regjioni i Kievit

Foto:Reuters

Rreth 2 mijë banorë kanë arritur që të largohen nga regjioni i Kievit në të cilën janë duke u zhvilluar luftimet e ashpra ndërmjet forcave qeveritare ukrainase si dhe forcave ruse. 

Agjencia Shtetërore e Emergjencave të Ukrainës ka konfirmuar evakuimin e tyre.   

Një konvoj i përbëre prej 40 autobusëve ka arritur në fshatin Bilhordoka të shtunën.

Ekipet kanë ofruar për banorët edhe asistencë mjekësore.

Në disa qytete të Ukrainës ka korridore për largimin e civilëve mirëpo procesi për largimin e tyre po bëhet gjithnjë më i vështirë ngase forcat ruse po granatojnë në drejtim të qyteteve duke bërë të pasigurte lëvizjen e tyre.

Ndryshe kjo është dita e 17-të e luftimeve dhe se inteziteti i tyre gjithnjë e më shumë po rritet.

Forcat ruse janë duke u akuzuar për krime ndaj popullsisë në Ukrainë mirëpo këta të fundit kanë mohuar duke e quajtur si propagandë e cila është e prodhuar nga Qeveria e Ukrainës. /Shqip.com