Lajme

Lituania bëhet shteti i parë  i BE-së që refuzon importet e gazit rus

Lituania është bërë shteti i parë i Bashkimit Evropian që refuzon importet e gazit rus.

Këtë e bëri të ditur vetë kryeministrja e vendit Ingrida Šimonytė, përmes një postimi në Twitter të dielën.

“Që tani e tutje Lituania nuk do të konsumojë asnjë cm kub gaz toksik rus”, tha Šimonytė.

“Kjo e bën Lituaninë “vendin e parë të BE-së” që refuzon importet e gazit rus”, shtoi ajo.

BE-ja është zotuar të zvogëlojë varësinë e saj nga gazi rus me 66% deri në fund të këtij viti.

Bashkimi Evropian varet nga Rusia për rreth 40% të gazit të saj natyror. Rusia gjithashtu furnizon rreth 27% të importeve të saj të naftës dhe 46% të importeve të qymyrit. Marrë së bashku, kjo tregti vlen dhjetëra miliarda dollarë në vit për Rusinë.