Art Jetese

Lista e zezë me ushqimet më të dëmshme për zemrën

Mirëqenia e zemrës varet nga një sërë faktorësh dhe ushqimet janë një prej tyre.

Ushqimet e duhura e të shëndetshme luajnë një rol thelbësor për zemrën, ashtu si luajnë rol të dëmshëm ushqimet e gabuara.

Nëse dëshironi të ruani shëndetin kardiovaskular për shumë vite me radhë, atëherë duhet të shmangni këto ushqime të listuara.

Ushqimet e shpejta

Yndyrat e ngopura kanë një lidhje direkte me shëndetin e zemrës.

Në përgjithësi yndyrat e ngopura me bazë shtazore në kombinim me karbohidratet kanë një efekt përkeqësues për zemrën. Por ushqimet e shpejta vijnë edhe të kriposura në maksimum.

Shmangini sa më shumë ushqimet e shpejta si sufllaqe, hamburger, etj,

Mishrat e përpunuar

Patatet e skuqura, mishi i skuqur e të ngjashme si këto rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Produktet e gatshme shumë të sheqerosura

Për shumë vite me radhë, yndyrat janë përmendur si një nga shkaktarët më në zë në mesin e ushqimeve të sëmundjeve të zemrës.

Megjithatë, ekspertët tani besojnë se niveli i lartë i sheqerit mund të jetë një kërcënim po aq i madh që kontribuon ndaj obezitetit, inflamacionit, kolesterolit dhe diabetit, të gjithë shkaktarë të sëmundjeve të zemrës.

Sheqeri

Debatet mes kardiologëve janë përqendruar tek roli i yndyrave të ngopura, kolesterolit dhe sheqernave.

Nëse ka një përbërës që duhet të eliminojnë pacientët që vuajnë nga sëmundjet e zemrës ose janë të rrezikuar prej tyre, është pikërisht sheqeri.

Drithërat e ëmbëlsuar

Ushqimet që duket sikur janë pjesë e ushqimeve të shëndetshme siç janë drithërat për mëngjes, janë të mbushura me sheqer.

Ngrënia e karbohidrateve të rafinuara dhe sheqernave në mëngjes nxit inflamacionin dhe rrit nivelin e sheqerit në gjak ose e luhat atë, duke i çelur rrugën tundimit për sheqer gjatë gjithë ditës.

Ëmbëlsirat e pjekura

Ëmbëlsirat e pjekura, veçanërisht ato që shiten të paketuara nëpër dyqane janë plot me sheqer dhe me gjasa janë të gatuara me yndyra të ngopura siç është vaji i palmës ose margarina.

Pica

Ekspertët e kanë renditur picën në mesin e gjashtë ushqimeve më të kripura, pas mishrave të lartpërmendur.

Pijet e gazuara dietike

Ato mund të jenë pa yndyrë ose me zero kalori, por pijet dietike kanë një anë të errët.

Njerëzit mendojnë që pije të tilla janë të shëndetshme, por jo.

/Shqip.com