Lajme

Liqeni i Ohrit dhe Liqeni i Prespës, dy nga liqenet më të vjetër të Evropës

Agjencia Amerikane e Hapësirës, NASA, ka publikuar gjatë ditës së sotme një artikull ku thuhet se Liqeni i Ohrit dhe i Prespës janë dy liqenet më të vjetra të Evropës.

Liqenet kanë ekzistuar për të paktën 1 milion vjet dhe ndoshta edhe më gjatë, raporton Nasa.

Pjesa më e madhe e ujit të Ohrit vjen nga burimet nënujore, por rreth 20 për qind e tij derdhet nga Prespa e lartë përmes kanaleve nëntokësore karstike. Ndërsa nivelet e ujit kanë mbetur relativisht të qëndrueshme në Liqenin e Ohrit në dekadat e fundit, Prespa ka pësuar rënie të ndjeshme si në sipërfaqe ashtu edhe në vëllim.

Ujërat me pak lëndë ushqyese dhe me oksigjen të lartë të Liqenit të Ohrit mbështesin më shumë se 1200 lloje bimësh dhe kafshësh, duke i dhënë liqenit një nga përqendrimet më të larta të biodiversitetit në botë.

Liqeni i Ohrit

Jetëgjatësia e Liqenit të Ohrit ka lejuar evolucionin e 200 llojeve që nuk gjenden askund tjetër, duke përfshirë kërmijtë e pazakontë, rosat dhe troftën.

Në vitin 2010, shkencëtarët e Unionit Ndërkombëtar Astronomik i dhanë emrin Ohër një liqeni në Titan , një hënë që rrotullohet rreth Saturn.

Liqeni i Prespës

Liqeni i Ohrit është më i madh dhe me thellësi deri 155m kurse i Prespës deri 14 metra./Shqip.com