Rozë

Linda Halimi thotë se ende paragjykohet për martesën e saj

Linda Halimi dhe Big D

Linda Halimi është këngëtarja e njohur shqiptare që jeton dhe vepron në Amerikë.

Një shpërngulje të tillë ajo e bëri pasi u martua në vitin 2013 me reperin e njohur, Big D.

Linda Halimi

Ky veprim i saj u paragjykua mjaft shumë atëkohë, derisa artistja shprehet se e njëjta gjë ndodh edhe tash.

“Normal ka komente, përshembull njerëzit kur më takojnë ose më shohin rrugës ka komente, flitet, më thonë ndoshta diçka, komplimente, sharje…këto vijnë me territorin”, ka thënë Linda.

Tutje ajo shtoi se “kur je fytyrë publike njerëzit duan të dinë pak më shumë për ty dhe s’më ka penguar kurrë dhe të them që ‘Jo nuk është e vërtetë’, ose ‘Jo është e vërtetë’, çka do që ka ndodhur në jetën private jam munduar ta ruaj me fanatizëm, jo s’e kam për të fshehur diçka, por thjeshtë s’e kam parë të arsyeshme për të servuar te publiku jetën time private”.

Halimi përndryshe është në Kosovë, pasi do të realizojë një këngë të re./SHQIP.com