Linda Halimi lë shtëpinë, produksioni cakton datën finale
Publikuar:
(13.01.2024 00:06:44)

Publiku ka vendosur që konkurrentja që menjëherë duhet ta ndalojë garën për çmimin e madh në Big Brother VIP Kosova, është Linda.
Nominimet e kësaj jave kanë përfshirë katër banorë: Lindën, Bucin, Shqipen dhe çiftin, Adri-Iliriana.
Linda ishte bërë pjesë e edicionit të dytë të BBVK, që prej natës së startimit të këtij formati televiziv më 20 tetor.
Ndërkaq, gjatë spektaklit të sotëm ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova, nikoqiri i këtij formati televiziv, Alaudin Hamiti ka paralajmëruar finalen e madhe.
Hamiti ka zbuluar se finalja e madhe e edicionit të dytë të BBVK do të mbahet më 2 shkurt.
/Shqip.com