Lind një foshnje e pajetë në Spitalin e Mitrovicës së Veriut, hapet çështje penale
Publikuar:
(10.07.2021 09:18:40)

Një foshnjë e pajetë është lindur më 13 qershor në Spitalin e Mitrovicës së Veriut, njofton Shqip.com.
Për shkak të dyshimeve për trajtim të pandërgjegjshëm nga ana e mjekëve, të premten prokurori kujdestar ka urdhëruar të hapet çështja penale në lidhje me incidentin.
“Mitrovicë Veri (NN) 13.06.2021 – 11:50. Me datën e lartcekur viktima femër kosovare në Spitalin rajonal të Mitrovicës së Veriut ka lindur foshnjën e gjinisë mashkullore pa shenja jete.
Pastaj me datë 09.07.2021 pas një pune hetimore, prokurori kujdestar ka urdhëruar që në bazë të gjitha informacioneve, deklaratave dhe dokumenteve mjekësore të mbledhura, të hapet çështja penale në lidhje me incidenti”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./Shqip.com