Lajme

Limaj: Serbia është juridikisht hisedare mbi Kosovën

Fatmir Limaj, kryetari i Nismës Socialdemokrate
Fatmir Limaj, kryetari i Nismës Socialdemokrate

Fatmir Limaj, kryetari i Nismës Socialdemokrate, ka thënë se me marrëveshjen e Brukselit të 27 shkurtit Serbia ka siguruar të drejtën shtetërore mbi Kosovën duke shtuar se me këtë marrëveshje “Serbia është juridikisht hisedare mbi Kosovën”.

Sipas tij, ky është rezultati që e ka sjell Kurti, por duke shtuar se ai dhe askush tjetër nuk ka të drejtë të sjellë një marrëveshje të dëmshme për gjeneratat e ardhshme.

Se kryeministri kur ka marrë mandatin e kryeministrit ka gjetur 39 marrëveshje të arritura mes Kosovës dhe Serbisë e pranon edhe Limaj, por thotë se ka mundur të bëjë më shumë dhe më mirë se siç ka vepruar.

“Sigurisht… sjellja ka qenë dasht me qenë më ndryshe ato dy vjet, me vazhdu atë marrëveshjen gjithëpërfshirëse-finale me njohje reciproke… mos me kriju situatën në Veri si çështje emergjente e me vrapu të tjerët”, duke shtuar se aleatëve tanë nuk ju ka dashtë të kenë edhe një konflikt në këtë pjesë të Evropës.

Sipas të parit të NISMA-së, “Hapja e tensioneve në Mitrovicë ka përshpejtuar këtë q% po flasim dhe një sjellje e matur, një koordinim me partnerët…dhe të kishte një sjellje më të matur politike nuk do të vinim deri këtu”.

“Ky Asociacion është prej 2015-tës dhe askush nuk na e ka kërkuar kështu siç po e trumbeton ky”.

Ai tutje ka thënë se Kurti ka qenë në dijeni për 39 marrëveshjet e arritura me Serbinë kur “e kallte Kosovën”, e ka ditur që është MSA-ja, Albini e ka dit që Kushtetuta e Kosovës ka rregulla”, por ai ka pyetur pse thoshte [Kurti] se “këto nuk bëhen me mua”.

Limaj ka kujtuar se qytetarët e Kosovës e kanë votuar për ndryshe Kurtin, por në fakt sipas tij “ai bëri ma ndryshe, por bëri ma keq…ky njeri nuk ka legjitimitet”, është shprehur Limaj në emisionin “FIVE” të RTV Dukagjini.

/Shqip.com