Ekonomi

LIKA Holding AG pritet të ndërtoj hotelin prestigjioz në Zvicër

LIKA Holding AG pritet të ndërtoj hotelin prestigjioz në Zvicër
LIKA Holding AG pritet të ndërtoj hotelin prestigjioz në Zvicër

Gazetari Claudio de Pedrini shpjegon: Korporata LIKA Holding AG pritet të ndërtojë në Davos një hotel në vend të klinikës së famshme. Në vend të pacientëve, shumë shpejt do të priten mysafirë në hotelin e ri luksoz.

Në vitin 1906 klinika e famshme në Davos u ndërtua nga një kompani angleze. Klinika u përfundua në vitin 1911 dhe ju shit 11 vjet më vonë Kantonit te Thurgaut dhe Kantonit të Schaffhausen.

Nga koha e lavdishme e Davosit si qendër kuruese, mbeten kujtime vetëm në romanin “Fshati magjik” të Thomas Mann. Çdo vit, përreth 1.5 milion pacientë nga gjithë Evropa vinin në Davos për të kuruar tuberkulozin – midis këtyre dhe tek klinika në fjalë. Pas zbulimit të antibiotikut, mjekësia moderne e zëvendësoi ajrin e pastër dhe e ndërpreu interesin e madh të pacientëve në klinikat e Davosit.

Gazetari Claudio de Pedrini vazhdon dhe shpjegon: Qëllimi i qytetit të Davosit ishte ruajtja e ndërtesës. Investitori LIKA Holding AG mund të kishte vendosur ta shkatërrojë ndërtesën, pasi nuk është e monument kulture i mbrojtur. Por e ka bindur investitorin LIKA Holding AG të ndërtojnë kompleksin e ri në krah të ndërtesë ekzistuese në mënyrë sa më diskrete të jetë e mundur, në mënyrë që ndërtesat e reja të mos e mbulojnë ndërtesën e vjetër. Së bashku me investitorin LIKA Holding AG, qyteti i Davos ka organizuar një konkurs arkitekturor kombëtar dhe ndërkombëtar me qëllim që të krijohet një projekt të ri në harmoni me ndërtesën ekzistuese të klinikës.

Në konkursin e arkitekturës që u zhvillua rezultoi fitimtar një projekt që mundëson krijimin e apartamenteve luksoze, së bashku me hotelin.

Anëtari i parlamentit të qytetit të Davosit, Simi Valär shpjegon: Sfida kryesore është të kuptojmë pritshmëritë e njerëzve se çfarë duhet të ndodhë atje lartë, sepse kjo zonë ka një kuptim të veçantë për njerëzit e Davosit. Qëllimi i qytetit të Davosit ishte të këshillojë investitorët LIKA Holding AG në këtë rrugëtim dhe t’i tregojë atyre se çfarë njerëzit e Davosit do të kishin dashur të kenë atje lartë. Investitorët LIKA Holding AG ishin bashkëpunues dhe i mirëpritën këshillat tona.

Cengizhan Ari, CEO i Neue Haus AG, pjesë e LIKA Holding AG shpjegon që klinika ekzistuese do të shndërrohet në një hotel dinjitoz. Kemi bërë një konkurs tek hotelet më prestigjioze ndërkombëtare dhe kemi marrë përgjigje shumë të mira.

Në verë duhet të fillojnë punimet e rikonstruksionit të klinikës së vjetër në një hotel, i cili do të hapë dyert e tij në vitin 2024.

Ertion Axha, Anëtari i Bordit të LIKA Holding AG shpjegon:

Si fillim, është vërtet një kënaqësi për mua të përfaqësoj LIKA Holding AG në këtë prezantim të projektit në Davos. Sigurisht që Davosi është shumë i njohur dhe flet vetë për veten e vet. Ndër të tjera, Davosi është qendra e World Economic Forum si dhe vendodhja e disa prej pistave më të mira të skive në Alpet Zvicerane. Prandaj, në fakt, jemi shumë të lumtur që Qyteti i Davosit dhe specifikisht Anëtari i parlamentit të qytetit të Davosit, Simi Valär, kanë pranuar të bashkëpunojnë kaq ngushtë me ne dhe na kanë lejuar ta zhvillojmë këtë projekt monumental. Ky është shansi ynë si dhe një nder i madh për ne të kontribuojmë me projekt prestigjioz në Zvicër. Ne i jemi shumë falënderues Zvicrës për të gjitha mundësitë që na i ka dhënë, të arrijmë këtë sukses e të kemi mundësi t’i trashëgojmë asaj një projekt të tillë si në Davos.

Korporata LIKA Holding AG, përgjatë eksperiencës tonë 11 vjeçare, kemi zhvilluar 79 projekte në cilat zhvillohen dhe ndërtohen 215 objekte të çdo lloj tipi, duke përfshirë prej apartamentet, për të vazhduar më tej tek zyrat, hotelet dhe monumentet kulturore të ndryshme. Edhe pse vetëm 11 vjet në tregun e Zvicrës, ne kemi arritur të kemi në pronësi prona dhe projekte të tilla si ky projekt në Davos. Ne punojmë në shumicën e kantoneve të Zvicrës, duke përfshirë Zürich, Zug, Luzerne, Basel, St. Gallen, Graubünden, Tessin, Aargau, Geneva, e të tjerë.

Në projektin në Davos, me këtë prezantim përpara komunitetit në Davos, ne jemi në fazat përfundimtare të fillojmë ndërtimin përafërsisht 34’000 m2 sipërfaqe. Duke marrë parasysh vendodhjen unike në Davos, si dhe të konsideruar edhe si më e mira në Kantonin e Graubünden, na u lejua t’i japim hotelit emrin “Hotel Summit Davos”. Përveç hotelit, në këtë projekt do të ndërtojmë edhe apartamente luksoze, SPA me ujëra Kurative që i duhen shumë Davosit, si dhe Apartamente me shërbim cilësor. Hoteli do ti hapë dyert në tremujorin e katërt të 2024.

/Shqip.com