Sport Ndërkombëtar

Liga e Kampionëve: Emocionet nuk ndalen as sonte, Milan e ka në duar kualfikimin

Emocionet Ligës së Kampionëve vazhdojnë edhe sonte. Skuadra e Milanit ka në duart e veta fatin për avancim nga faza e grupeve të Ligës së Kampionëve. Dueli i xhiros së fundit të fazës grupore me Red Bull Salzburgun është vendimtar për të ardhmen e Milanit këtë edicion në Champions.

Përballja është vendimtare edhe për Salzburgun, ekip që po ashtu e synon kalimin në fazën e nokautit. Milani dhe Salzburgu austriak do të përballen të mërkurën mbrëma (21:00) në stadiumin “San Siro”, në kuadër të Grupit E.

Milanit i mjafton barazimi për ta ruajtur pozitën e dytë në grup, ndërsa Salzburgut për t’u kualifikuar në mesin e 16 ekipeve më të mira të Championsit i duhet patjetër fitorja.

Aktualisht Milani ka shtatë pikë, një më shumë se Salzburgu që renditet i treti. Në vendin e katërt është Dinamo Zagrebi me katër pikë. Skuadra kroate luan në udhëtim te Chelsea që tashmë e ka siguruar kualifikimin në 1/8 e finales. Chelsea udhëheq me 10 pikë.

Në duelin e parë të luajtur në Austri në fillim të shtatorit, Milani pati barazuar 1:1 ndaj Salzburgut.

Të mërkurën mbrëma luhen ndeshjet e fundit në grupet E, F, G dhe H.

Real Madridi pret të konfirmohet në krye të grupit F, kur e pret në shtëpi skuadrën e fundit, Celticun, prej orës 18:45. Reali ka dhjetë pikë, një më shumë se RB Leipzigu që renditet i dyti. Salzburgu luan në udhëtim me Shakhtar Donetskun.

Në Grupin H ende nuk është përcaktuar skuadra e parë dhe ekipi që do të luajë në Ligën e Evropës. Paris Saint-Germaini dhe Benfica prijnë me nga 11 pikë dhe ndeshjet e fundit do t’i luajnë në udhëtim. PSG-ja luan në Torino ndaj Juventusit, ndërsa Benfica në Izrael përballet me Maccabin. Juventusi dhe Maccabi ndajnë pozitat tre dhe katër me nga tri pikë dhe synojnë ta vazhdojnë aventurën në Ligën e Evropës.

E mërkurë

Grupi E

Milan – Salzburg (21:00)

Chelsea – Dinamo Z. (21:00)

1. Chelsea 5 10

2. Milan 5 7

3. Salzburg 5 6

4. Dinamo Z. 5 4

Grupi F

Real Madrid – Celtic (18:45)

Shakhtar D. – Leipzig (18:45)

1. Real Madrid 5 10

2. Leipzig 5 9

3. Shakhtar D. 5 6

4. Celtic 5 2

Grupi G

Copenhagen – Borussia D. (21:00)

Man. City – Sevilla (21:00)

1. Man. City 5 11

2. Borussia D. 5 8

3. Sevilla 5 5

4. Copenhagen 5 2

Grupi H

Juventus – PSG (21:00)

Maccabi H. – Benfica (21:00)

1. PSG 5 11

2. Benfica 5 11

3. Juventus 5 3

4. Maccabi H. 5 3

/Shqip.com