Rozë

Lidhja me Meritonin, shoqja e Ilnises: Ajo doli jashtë kontrollit

Ilnisa Agolli është padyshim një prej protagonisteve në shtëpinë e “BBVIP” këtë edicion, qoftë prej përballjeve të forta, ashtu edhe falë lidhjes me Meritonin (lidhjes që nuk e dimë nëse është lidhje), ndërsa është shpallur edhe si e preferuar e publikut pak javë më parë, duke marrë mbështetje për lojën e saj, por sigurisht edhe kritika.

Sidoqoftë, Ilnisa krijon dhe përballon dinamikat dhe në lidhje me këtë, sidomos për lidhjen me Meritonin, ka folur së fundmi mikesha e saj Xhilda Luzi, në studion e “Live From Tirana”.

Ndër të tjera, ajo ka thënë se nuk e mendonte që shoqja e saj do krijonte një lidhje në reality show dhe si situatë mund t’i ketë dalë nga kontrolli, ndërkohë nga ana tjetër u shpreh se gazetarja duhet të ketë me shumë kujdes me shpërthimet emocionale.

Pjesë nga deklarata dhe analiza e saj:

“Nuk e kam besuar që mund të ndodhte. Meritoni tregoi besnikëri ndaj saj që në fillim, e mbronte dhe në atë trysni mendova se do të ishte thjesht mikja e saj. Asgjë nuk është e pamundur, nuk mendoj që Ilnisa do të donte të ishte në një marrëdhënie, i doli jashtë kontrollit. Ilnisa ndjek zemrën, e di si mund të pritet jashtë, është natyrë rebele, dëgjon gjithmonë zemrën dhe kjo gjë do shumë guxim. E shikoj të përfshirë shumë me Meritonin, kushtet bëjnë të vetën sepse je në një shtëpi që ke njerëz që duan të të nxjerrin jashtë. Në atë trysni është e nevojshme të kesh ngrohtësi, një vend ku shkarkon emocionet. E shikoj shumë normale që të puthen në krevat, nuk e kuptoj pse njerëzit habiten. Përderisa rrinë bashkë ne jemi askushi t’i gjykojmë. Koha do i vërtetojë të gjitha. Ilnisa është emocionale si njeri, ajo u përfshi gjithashtu shumë edhe me Gazin dhe Merin. Më pëlqen që ka ditur të përballojë shumë mirë 23 lojtarë kundrra e vetme. Është kollaj të flasësh por nëse ke 23 grerëza në kokë, nuk është e lehtë. Do të doja të ishte pak më e kujdesshme me shpërthimet emocionale, për shkak se është në televizion”.

/Shqip.com