Lajme

Lezhë-Shqipëri, mbi 1500 hektarë nën ujë

Situata nga reshjet në qarkun e Lezhës vijon me problematika. Sipas emergjencave civile, në territorin e qarkut Lezhë, gjatë mbrëmjes deri sot në mëngjes, ka pasur reshje shiu me intensitet të mesëm. Niveli i reshjeve ka qenë rreth 40 mm reshje, raporton Balkanweb.

Reshjet e shiut janë ndërprerë, gjë e cila do ndikojë pozitivisht tërheqjen e ujit dhe në normalizimin e situatës.

Në njësinë administrative Dajç, bashkia Lezhë, vijon të jetë e njëjtë si pasojë e reshjeve të rëna gjatë 24 orëve.

Ura që lidh fshatin Gjadër me Zojs-Gramsh është e kalueshme dhe për mjetet e vogla.

Rruga që lidh fshatin Blinisht-Superstradë (Lezhë-Shkodër) ka rënie të nivelit të ujit, por vazhdon të jetë e pakalueshme si rezultat i prezencës së ujit në trupin e rrugës.

/Shqip.com