Lewandowski në kontakt direkt me Xavin

Numri ‘9’ i Bayern është dëshira e çdo fansi të Barcelonës.
Robert Lewandowski do të largohet nga klubi gjerman në verën që po vjen.
Ai tashmë ka pasur dy kontakte me trajnerin e Barçës, Xavi Hernandez, raporton Fabrizio Romano.
Robert Lewandowski has already had two direct contacts with Xavi. The plan is still clear, contract until June 2025 discussed – it’s up to the clubs now. 🔵🔴 #FCB
There are no talks with any other club yet – as he wants Barcelona as priority.
More: https://t.co/yfy4idihhq pic.twitter.com/8dxrybDeIa
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) May 19, 2022
Plani i sulmuesit është krejtësisht i çartë, dhe vetëm kontaktet mes dy klubeve pritet të fillojnë.
Sipas tij, akoma nuk ka kontakte me klube të tjera – “Camp Nou” mbetet ëndrra e autorit të 86 golave në kompeticionin më të madh për klube.
Bavarezët insistuan në mbajtjen e tij, por tani po presin ofertën nga katalanasit.

Edhe pse kontrata që ka me gjshtë herë fituesit e Ligës së Kampionëve vlen deri vitin tjetër, Lewa nuk do të veshë fanelën e njëjtë kur ajo të skadojë.
Bomberi polak – edhe pse 34 vjeçar – është mëse i aftë të gjejë golin.
Këtë ai e ka dëshmuar edhe këtë edicion, ku në 46 paraqitje në të gjitha garat, në 50 raste e ka çuar topin në rrjetë, e madje ka asistuar shtatë sosh.

Vlera e tij në treg sipas “transfermarkt” qëndron në 50 milionë euro, dhe Barça është e përgatitur që një shifër të përafërt ta sakrifiklojë për të marrë shërbimet e tij. /Shqip.com