Rozë

Leonora Jakupi tregon arsyen interesante pse nuk do të hynte në BBV

Leonora Jakupi

Këngëtarja e njohur, Leonora Jakupi, është tejet e dashur për audiencën e gjerë.

Ajo ka qenë së fundmi e ftuar në një emision në T7, ku ka treguar se përse nuk do të bëhej pjesë e Big Brother Vip.

“Gjithçka në jetë e përballoj, por jo të qëndroj larg familjes sime. Edhe kur dal në kafe e telefonoj shpesh mamanë time. E kemi krijuar atë lidhje pas vdekjes së babit. Mamin e kam shoqe, e kam gjithçka, konsultohem për gjithçka dhe nuk marr asnjë vendim pa e pyetur. Kjo është pjesa më e vështirë dhe për asnjë çmim s’do e pranoja. Edhe presioni i kamerave është i madh, i pranoj. Unë s’do kisha pranuar.”

Leonora po ashtu tregoi se që pas ndarjes nga jeta të babait të saj, festa e Vitit të Ri nuk i sjell më gëzim.

“Vitet më të veçanta kanë qenë të fëmijërisë, kur kisha edhe babin. Prej ndarjes së tij nga jeta festa e Vitit të Ri, nuk më sjell kënaqësi. Vitet e fundit për shkak të mbesës e festojmë, i bëj qejfin. Kur ishte babai na sillte një bredh të madh për të na bërë qejfin nga toka deri në tavan, na duhej një javë që ta dekoronim. Kalonim shumë kohë me babin për ta dekoruar dhe nga koha që ai s’është më, as nuk dua ta shoh. Nuk më  pëlqen, por për shkak të mbesës e rregulloj. Më shumë e lë atë ta dekorojë, unë se kam më kënaqësinë e pritjes së Vitit të Ri”, tha Leonora Jakupi./SHQIP.com