Rozë

Leonora Jakupi paralajmëron “bombë për inati të Serbisë”

Leonora Jakupi

Leonora Jakupi së fundmi ka publikuar këngën e saj më të re që mbanë titullin “Komandant”.

Kënga i është kushtuar ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po mbahen në paraburgimin e Gjykatës Speciale në Hagë.

“Komandant” u prit mirë në Kosovë, por sigurisht, jo edhe në Serbi.

Madje, disa media atje e cilësuan si “skandal”.

Kjo ka bërë që të reagojë Leonora, e cila e ka quajtur krenari këtë.

Ndaj këtyre lajmeve ka reaguar edhe vet këngëtarja së fundi në InstaStory. “Skandal jo por krenari, terrorista jo por çlirimtar”, ishte reagimi i Leonorës.

E në orët e natës Leonora ka bërë edhe një paralajmërim në Instagram.

“Edhe një bombë për inati t ‘Serbisë 17:00 ”, ka shkruar ajo, duke paralajmëruar projektin e ri me 17 shkurt./SHQIP.com