Kulturë Kino

Leonardo DiCaprio dhe Martin Scorsese ribashkohen për filmin e radhës

Leonardo DiCaprio dhe regjisori Martin Scorsese po ribashkohen për bashkëpunimin e tyre të radhës dramën “The Wager”.

Leonardo dhe Martin kanë punuar në pesë filma së bashku – duke e bërë këtë projekt të gjashtin e tyre.

Historia e “The Wager është vendosur në vitet 1740 dhe përqendrohet në një grup marinarësh që u bënë të famshëm për mbijetimin pas një mbytjeje të anijes dhe zbarkimin në brigjet e Brazilit pasi kaluan kohë në një ishull të largët.

Ndërsa akuzat dhe kundërakuzat komentohen, vendoset për një gjyq të posaçëm për të zbuluar të vërtetën e asaj që ndodhi saktësisht në ishull, duke ekspozuar një histori jo vetëm të një kapiteni dhe ekuipazhi që luftonin për të mbijetuar në një nga klimat më ekstreme në planet por edhe duke luftuar me natyrën e tyre njerëzore.

Përveç interpretimit dhe drejtimit të filmit, DiCaprio dhe Scorcese do të shërbejnë si producentë të filmit.

Data e publikimit të “The Wager” nuk është zbuluar ende për publikun.