Sport Ndërkombëtar

Lëndohet Modric, pritet të mungojë 10 ditë

Luka Modric

“Magjistari” i Real Madridit, Luka Modric është rikthyer me një lëndim të lehtë nga ndeshjet me kombëtaren.

Sipas raportimeve, ai pritej të luante përball Osasunas, por tani duket se kroati do të mungojë për së paku 10 ditë.

Megjithatë lajmi i mirë është se veterani do të jetë i gatshëm për “El Clasicon”, nëse gjithçka shkon në rregull.

Edhe pse ka mbushur 37-vjeç, ai është pjesë kyçe e mesfushës së “Mbretërve”.

Modrikc luajti 90 minuta në të dyja ndeshjet e Kroacisë, gjatë kësaj jave.

Megjithatë, me sa duket ka ardhur me një kosto që ai të lëndohet dhe të mungojë në dy ndeshjet e ardhshme për Los Blancos .

Real Madridi rifillon fushatën e tyre në La Liga me një ndeshje kundër Osasuna të dielën përpara se të përballet me Shakhtar Donetsk në UEFA Champions League javën e ardhshme./Shqip.com